Kushti i sulmuesit/ Icardi shkon te Reali nëse Interi...

Kushti i sulmuesit/ Icardi shkon te Reali nëse Interi...

22:12, 19/01/2018

Zërat për një largim të Mauro Icardit nga Interi vazhdojnë dhe po shtohen. Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, Real Madridi ka zgjedhur kapitenin e zikaltërve për të ardhmen e sulmit. Ai është ëndrra e vërtetë e Florentino Perez.

“Mauro ka thënë gjithmonë se ndihet mirë në Milano dhe se ka dëshirë të fitojë me Interin. Ekziston një ‘por’, dhe ka lidhje me atë Champions që argjentinasi, 25 vjeç, nuk e ka luajtur kurrë”, lexohet në “Tuttosport”.

“Interi nuk është akoma i sigurt nëse do të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube dhe prej këtu lindin dyshimet e para të Icardit. Duke marrë parasysh edhe klauzolën prej 110 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë, klubi do t’i kërkojë lojtarit që të negociojnë rinovimin.

Natyrisht, do të flitet për shifra marramendëse për të bindur lojtarin që të pranojë dhe për të ndryshuar ose hequr klauzolën në fjalë. Nuk duhet të jetë një problem duke parë marrëdhënien e mirë që ekziston mes klubit dhe lojtarit, me kusht që skuadra të dalë mes katër të parave”, përfundon artikulli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco