VIDEO/ Coutinho gëzon Barcelonën, shihni çfarë bëri sot blerja 160 milionëshe

VIDEO/ Coutinho gëzon Barcelonën, shihni çfarë bëri sot blerja 160 milionëshe

21:51, 19/01/2018

I transferuari nga Liverpooli te Barcelona për 160 milionë euro, Philippe Coutinho, po i afrohet edhe më shumë debutimit te katalanasit.

Coutinho erdhi nga Liverpooli i dëmtuar, por me punë  braziliani po lë pas dëmtimin në kofshë.

Ai gjatë ditës së sotme është stërvitur më shumë me topin, sinjale këto se po afron dita kur ai për herë të parë do ta veshë fanellën e Barcelonës në një ndeshje zyrtare.

Coutinho mund të bëjë debutimin në “Camp Nou” kundër Alaves më 28 janar, ose me 2 shkurt në transfertë kundër Espanyolit, skuadrës së vetme që deri më tani e ka mposhtur Barcelonën në sezonin 2017-2018, duke ia ndërprerë ecurinë prej 29 ndeshjeve pa humbje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco