VIDEO/ Fino sulmoi lojtarët e Kombëtares, ja si e tallin në rrjetet sociale

VIDEO/ Fino sulmoi lojtarët e Kombëtares, ja si e tallin në rrjetet sociale

21:10, 19/01/2018

Akuzat e Bashkim Finos ndaj lojtarëve të Kombëtares, se ata mund të mos e kenë merituar vendin në Kombëtare dhe janë vënë në mënyrë klienteliste në atë pozicion, duket se nuk kanë kaluar pavëmendje.

Në rrjetet sociale është publikuar një video, e cila përballë deklaratave të kandidatit për kreun e FSHF-së ka vendosur rezultatet konkrete të lojtarëve në fushë.

“Disa lojtarë të Kombëtares kërkojnë dhe dëshirojnë të zgjidhet prapë Duka…. Mos vallë këta nuk kanë ardhur me zotësi këtu”, është deklarata e Finos, e cila në video shoqërohet me disa nga golat më të rëndësishëm të Kombëtares në ndeshjet eliminatore dhe finalet e Europianit 2016.

Përplasja e deputetit socialist me lojtarët e Kombëtares zë fill në momentin që disa prej tyre mbështetën në mënyrë të hapur kandidatin tjetër dhe presidentin aktual të FSHF, Armand Duka.

Ansi Agolli, Mërgim Mavraj, Andi Lila, Hamdi Salihi dhe figura të tjera të Kombëtares uruan Dukën për kandidimin dhe shprehën mbështetjen e tyre për fitoren prej tij të një mandati tjetër në krye të FSHF.

Këtë situatë Bashkim Fino nuk e ka pritur me sportivitet dhe në një emision televiziv, ka hedhur edhe akuzën e rëndë “…Mos vallë këta nuk kanë ardhur me zotësi këtu”.

Videoja mbyllet me diçiturën: “Do të bëhet President i FSHF dhe shan lojtarët e Kombëtares, Bashkim Fino”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Gazi 19/01/2018 22:47

Cilat jane disa argumenta qe duhet ti njohe FIFA: 1) Fino eshte nje nje politikan socialist prej me shume se 25 vjetesh, pra njeri nga kandidatet eshte politikan dhe kjo do te thote qe politika kerkon te vendose nen kontrll edhe futbollin; ky fakt kompromentues duhet ti behet urgjentisht me dije FIFA; 2) Olsi Rama, vellai i kryeministrit Rama behet drejtor ekzekutiv i Partizanit tani qe vellai i tij Edi Rama eshte kryeminister, kjo eshte nje nderhyrje indirekte per te vene nen kontroll politik nje klub futbolli. Kjo lidhje eshte realizuar me ndihmen e Gaz Demit qe eshte President i Partizanit dhe qe njihet per lidhjet e fuqishme me Edi Ramen ne fushat e biznesit e te koncensioneve. Gaz Demi dhe Olsi Rama jo vetem po mbeshtesin qofte edhe financiarisht Bashkim Finon por jane hedhur ne sulm kunder Armando Dukes duke perdorur te gjithe mjetet e shtetit, tatimet, gjykatat, e tjere gje qe ja ka mundesuar Edi Rama qe eshte totalisht ne mbeshtetje te kandidatures se Finos. I gjithe ky informacion komprometues per kandidatin FINO duhet ti dergohet per verifikim FIFA e cila duhet te mbaje nje qendrim per te gjithe procesin; 3) Ne mbeshtetje te Finos ka dale ne fushate edhe Saimir Tahiri, ish minister i qeverise Rama dhe deputet socialist, i akuzuar per lidhje me klanin mafioz te Habilajve. Kjo duhet te sherbeje pre ti treguar FIFA se Fino nuk mbeshtetet vetem politikisht nga Tahiri por edhe nga klanet mafioze e ndoshta edhe me sponsorizimin e tyre. Gjithkush qe ka marredhenie me FIFA duhet ti dergje keto informacione FIFA sepse neser kur FIFA te ndeshkoje futbollin shqiptar dhe ekipin kombetar do te jete shume vone.

gramoz19/01/2018 21:43

Po ik o rrondokop o zar ça lidhje ke ti me futbollin? Me zotesin e atyre çunave Shqiperia shkoi per her te pare ne nje europian. Po ti ça zanati ke politiqen?

Shto koment

Denonco