Barcelona i zgjat kontratën këtij lojtari

Barcelona i zgjat kontratën këtij lojtari

20:49, 19/01/2018

Sergi Roberto dhe Barcelona së bashku deri në vitin 2022. Klubi katalan ka njoftuar zgjatjen e kontratës me një klauzolë largimi 500 milionë euro.

Nuk bëhet e ditur shuma që do të përfitojë futbollisti si pagë vjetore, por një gjë është e qartë: me lëvizjet e fundit drejtuesit e Barcelonës kanë siguruar të ardhmen, pasi kohët e fundit nuk mungonin ofertat për lojtarët që nuk kishin edhe shumë vite në kontratë.

Për Sergi Roberton kohët e fundit ishte shtuar interesimi nga klubet e Premier League-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco