Ish-mesfushori i Realit pa skuadër, Mourinho synon ta marrë te Manchesteri

Ish-mesfushori i Realit pa skuadër, Mourinho synon ta marrë te Manchesteri

20:26, 19/01/2018

Manchester United ka bërë një lëvizje surprizë për të transferuar ish-mesfushorin e Chelseat dhe Arsenalit, Lasana Diarra.

32-vjeçari, i cili luajti për 4 vite në Angli (2005-2009) përpara se t’i bashkohej Realit nga Portsmuthi, ka luajtur së fundmi për Al Xhazirën në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aktualisht është pa një skuadër.

Sipas “Le Parisien”, Jose Mourinho dëshiron që të firmosë me ish-lojtarin e tij, të cilin e ka drejtuar te Reali dhe Chelsea.

Diarra, i cili numëron edhe 34 prezenca me Kombëtaren franceze, u përfol se ndodhej në Angli javën e shkuar, por aktualisht ai gjendet në Paris, në pritje të zbulimit të klubit të tij të ri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco