Buffon merr ofertën e papritur për drejtues

Buffon merr ofertën e papritur për drejtues

20:04, 19/01/2018

Presidenti i Komitetit Olimpik Italian (CONI), Giovanni Malago, që po mbikëqyr nga afër zgjedhjet për postin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), u shpreh se do të ishte i nderuar nëse portieri legjendar i Juventusit, Gigi Buffon, do të ishte pjesë e kësaj Federate në të ardhmen.

Buffon ka deklaruar se mund të tërhiqet në fund të sezonit dhe për Malagon futbolli italian ka nevojë për personazhe si portieri legjendar, i dashur për të gjithë italianët.

“Të jetë një lojtar si Buffon në postet drejtuese të futbollit italian do të ishte nder dhe një zgjidhje logjike. Gigi është një person të cilit do t’i jepja çdo post drejtues të mundshëm. Por duhet të shohim se çfarë projektesh ka ai për të ardhmen”, tha Malago, që është gati të mbështesë një kandidaturë të Buffon në postet drejtuese të FIGC.

Për momentin janë tri kandidatë në garë për postin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit: Sibilia, Tommasi dhe Gravina, ndërkohë që zgjedhjet që do të caktojnë pasuesin e Tavecchios do të zhvillohen më 29 janar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco