Futbollisti shqiptar rikthehet në Serie A, ja fjalët e para

Futbollisti shqiptar rikthehet në Serie A, ja fjalët e para

19:04, 19/01/2018

Edhe zyrtarisht, Blerim Xhemaili është pjesë e Bolognas. Ai u rikthye në Serie A nga Montreal Impact.

Xhemaili tha se rikthimi në Serie A është vendim personal, duke mos treguar më shumë.

Pas vetëm një sezoni te Montreal Impact, mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, është rikthyer në Serie A te Bologna, pjesë e të cilës skuadër ishte në vitin 2016 duke shënuar tetë gola në 31 paraqitje.

Xhemaili u shpreh i lumtur që do të luajë sërish në Serie A dhe që do të veshë fanellën e Bolognas.

“Jam i lumtur që gjendem këtu”, u shpreh Xhemaili.

“Kam pasur një sezon fantastik këtu dhe kjo është pse i kërkova presidentit të rikthehem. Vendimi për t’u rikthyer ishte personal dhe dua ta falënderoj Saputon, që më kuptoi”, shtoi Xhemaili.

“Shpenzova gjashtë muaj në Kanada dhe kam kaluar shumë mirë. Atje është tjetër lojë futbolli me Serinë A, edhe pse është shumë argëtuese”, shtoi mes tjerash shqiptari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco