Plas skandali/ Hetohet ish-presidenti i klubit të madh të Serie A

Plas skandali/ Hetohet ish-presidenti i klubit të madh të Serie A

17:03, 19/01/2018

Ka shitur pronësinë e Interit te Sunning prej gati një viti tashmë, por vetë rrezikon të përfundojë në shënjestër të hetimeve të autoriteteve italiane për blerjen e klubit.

Siç raporton “La Stampa” këtë të premte, Erick Thohir po hetohet për parregullsi në deklarimin e kapitalit dhe burimeve të financimit për blerjen e zikaltërve nga Moratti.

Të njëjtat burime thonë se po verifikohet origjina e 79 milionë eurove në një periudhë 2-vjeçare, duke nisur nga 2013, deri në 2015.

“La Stampa” citon burimet e saj nga Guardia di Finanza, të cilat thonë se burimi i kësaj shume nuk është i qartë, ndaj po hetohet për origjinën e tyre dhe për të verifikuar nëse është shkelur një ligj i 2007-ës, që flet për rregullat e transaksioneve të shumave të tilla.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco