Cikalleshi shpreh optimizmin për Kombëtaren: Të shkojmë në EURO 2020

Cikalleshi shpreh optimizmin për Kombëtaren: Të shkojmë në EURO 2020

16:13, 19/01/2018

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2018. Kavajasi shënoi 2 gola në ndeshje ne parë të vitit ndaj Beshiktashit, në sfidën e vlefshme për Kupën e Turqisë.

Pas rikuperimit nga dëmtimi, Cikalleshi u rikthyer përsëri protagonist me skuadrën e Osmanlispor. Në një prononcim për “Supersport” bomberi ka folur për ecurinë me klubin turk, si dhe për ekipin Kombëtar.

Dopjeta ndaj Beshiktashit - “Ndeshja e parë shënova dy gola, nuk ka më mirë se kaq. Uroj të jetë një fillim i mbarë për mua dhe me shënimin e golave të ndihmoj ekipin të arrijë rezultate. Për shkak të dëmtimit dy mujor në pjesën e parë të sezonit u bë një kohë e gjatë që nuk kisha shënuar. Me këto dy gola e ndihmova ekipin të merrte një rezultat shumë të mirë përballë një ekipi shumë të madh si Beshiktasi”.

Objektivat e Osmanlisporit - “Ky është një ekip që lufton gjithmonë për Kupat e Europës. Por, në këtë sezon starti i sezonit ishte jo i mirë dhe ndryshoi trajneri. Tashmë gjërat kanë ndryshuar për mirë, po ngjitemi hap pas hapi në renditje dhe shpresojmë që të jemi sa më lart në klasifikim”.

Për Kombëtaren - “Kombëtarja në vitet e fundit ka ecur me hapa galopantë. Urojmë të vazhdojmë kështu dhe të bëjmë më të mirën. Duhet ti bëjmë hapat një nga një, duke nisur nga miqësorja me Norvegjinë. Hap pas hapi do të shohim ku do të arrijmë, ne jemi të gatshëm për të bërë më të mirën për Shqipërinë”.

Liga e Kombeve dhe EURO 2020 - “Çdo gjë e re është emocionuese. Uroj të përfaqësohemi sa më mirë në këtë kompeticion. Arritëm njëherë të shkonim në Francë. Potenciali dihet se cili është, shpresojmë të kemi një grup të favorshëm. Nuk duhet ti neglizhojmë kundërshtarët, të kemi fatin me vete dhe urojmë të shkojmë në Euro 2020”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco