Triumfon Distria Krasniqi, siguron medaljen e argjendtë

Triumfon Distria Krasniqi, siguron medaljen e argjendtë

15:07, 19/01/2018

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka siguruar medaljen e argjendtë dhe do ta kërkojë të artën pas fitores në gjysmëfinale në Tunis Grand Prix.

Krasniqi e mposhti Anja Stangarin nga Sllovenia në gjysmëfinale në kategorinë deri 52 kilogram.

Edhe Nora gjakova e ka siguruar të argjendtën dhe më vonë do të luftojë për të artën në turneun e parë për këtë vit në xhudo.

Krasniqi në finale do të përballet me xhudisten nga Brazili, Jessica Pereira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco