Skënderbeu kthehet në shtëpi, mbyll fazën përgatitore

Skënderbeu kthehet në shtëpi, mbyll fazën përgatitore

12:44, 19/01/2018

Skënderbeu do të mbyllë sot fazën përgatitore në Turqi. Skuadra korçare nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja do zhvillojë paraditen e sotme stërvitjen e fundit në tokën turke dhe pasdite do të bëhet nisja, saktësisht në orën 17:00.

Përgatitjet e ekipit korçar do të vazhdojnë në Shqipëri nga dita e dielë, pasi nesër është vendosur që të gjithë të pushojnë për tu rikthyer më energjikë ditën e dielë për të vazhduar me përgatitjet e fundit për pjesën e mbetur të kampionatit.

Skënderbeu ka shfrytëzuar maksimalisht qëndrimin dy javor në Antalia të Turqisë ku ka zhvillua dhe disa miqësore, ku paçka rezultateve, trajneri Ilir Daja ka mundur të shikojë nga afër skuadrën dhe të evidentojë problemet e vogla që ekezistojnë për t’i rregulluar ato ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco