Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Sanchez rrogë 'faraonike' tek United, merr numrin legjendë

Sanchez rrogë 'faraonike' tek United, merr numrin legjendë

11:39, 19/01/2018

Alexis Sanchez ka arritur marrëveshjen me Manchester United dhe zyrtarizimi është vetëm çështje orësh.

Alexis Sanchez ka sakrifikuar gjithçka për të bërë këtë lëvizje, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Kiliani tek United pritet të mbajë numrin 7 pasi së fundmi janë publikuar disa fotografi ku “Adidas” ka prezantuar blerjen e bujshme të “Djajve të Kuq”.

“Më pëlqen Mkhitarian. Kemi luajtur shpeshherë kundër tij kur ishte te Dortmundi dhe ai e vlerëson stilin tonë të futbollit. Rroga e tij? Nuk do të jetë problem ta paguajmë”, shtoi Venger, i cili i pyetur në lidhje me objektivat e tjera të “topçinjve”, Pierr-Emerik Obamejang dhe Xhon Evans, nuk pranoi të zbulonte asgjë:

“Këto gjëra janë më mirë kur mbahen sekrete. Asgjë tjetër nuk është pranë (përveç marrëveshjes Sanchez-Mkhitarian). A do të vazhdojmë të mbetemi në merkato pas kësaj? Po.” 68-vjeçari siguroi edhe se Mesut Ozil, një tjetër lojtar, të cilit i skadon kontrata me klubin në fund të sezonit, do të vazhdojë të jetë në “Emirates” edhe më 1 shkurt.

Sanchez tek United do të përfitojë 500 mijë sterlina në javë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco