Rafinha tek Interi? Vjen lajmi i rëndësishëm!

Rafinha tek Interi? Vjen lajmi i rëndësishëm!

11:05, 19/01/2018

Drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio ende nuk ka rënë në ujdi me krerët e Barcelonës për transferimin e Rafinhas.

Për të blerë vëllain e Thiago Alcantara, oferta e paraqitur nga Inter duhej të ishte: kredi falas me të drejtë blerje për 35 milionë euro.

Tani “topi” është në anën e Barcelonës, që duhet t’i japin finalizimin kësaj pune, në një mënyrë apo tjetrën.

Ndërkohë Rafinha duket që nuk fshehë dëshirën e tij për të luajtur në Inter. Pak kohë më parë, futbollisti brazilian ka pëlqyer një publikim të faqes së Inter në profilin zyrtar të klubit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco