Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Ylli i Realit shpreh preferencën të rikthehet në Angli

Ylli i Realit shpreh preferencën të rikthehet në Angli

23:25, 18/01/2018

Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos së dimrit, në Britani publikohen lajme se një yll i “galaktikëve” dëshiron të largohet nga Madridi për t’u bërë pjesë e “Djajve të Kuq” në Angli.

Sipas asaj që shkruan “Daily Express”, Gareth Bale ka kontaktuar drejtuesit e Real Madridit për t’iu shprehur atyre dëshirën për t’u larguar drejt Manchester United, i cili prej kohësh po përpiqet ta bëjë të sajin talentin uellsian.

Duket se Bale, ndoshta edhe për shkak të ecurisë së dobët të “galaktikëve” në kampionat, është mërzitur me futbollin spanjoll, e dëshiron të kthehet në Premier League, atje ku edhe u bë i famshëm, kur luante për Tottenham.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco