Nëse ndërhyn politika në zgjedhjet e FSHF, mësoni se çfarë mase merr UEFA

Nëse ndërhyn politika në zgjedhjet e FSHF, mësoni se çfarë mase merr UEFA

20:40, 18/01/2018

Në lidhje me ndërhyrjen e një pale të tretë në garën elektorale në një federatë, UEFA në Statutin e saj është kategorike.

“Në artikullin 7, pika 2, saktësohet se çdo federatë anëtare duhet të menaxhojë zgjedhjet e pavarur, pa asnjë ndërhyrje nga palë të treta.

Çdo anëtar duhet të sigurojë në statut një procedurë demokratike që garanton se organi ekzekutiv zgjidhet lirshëm dhe organet zgjidhen ose emërohen krejtësisht të pavarur.

Asnjë strukturë apo vendim të ndërmarrë që nuk është në përputhje me lirshmërinë e federatës dhe pavarësinë nga çdo palë, ndërhyrjet nga pala e tretë, nuk do të njihet nga UEFA”, citohet në statutin e qeverisë europiane të futbollit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco