Intervista e parë e kandidatit surprizë: Jam më i fortë se Duka dhe Fino

Intervista e parë e kandidatit surprizë: Jam më i fortë se Duka dhe Fino

18:33, 18/01/2018

Në garën për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit më 7 shkurt nuk do të jenë vetëm Armand Duka dhe Bashkim Fino, por edhe Shpëtim Hala, ish-arbitër për disa vite në Itali.

Në një intervistë për “BalkanWeb”, Hala deklaron se kandidimi ishte një iniciativë e tij personale dhe ka marrë mbështetjen e shumë klubeve, jo vetëm të Shoqatës së Arbitrave.

Përse vendose të kandidosh?

Unë kam një kontribut modest në futboll, kryesisht si arbitër futbolli në Itali. Kandidimi ishte një iniciativë e imja personale, pasi mendoj që mund të jap diçka në drejtimin e Federatës

Kush iu ka propozuar?

Kam patur shumë kontakte gjatë këtyre ditëve me shumë drejtues klubesh. Premtime pa fund. Në bisedë me drejtues e klubit të Delvinës u binda se ishte diçka e përshtatshme. Pranova këtë propozim sikurse edhe mbështetjen e shumë klubeve të tjera dhe të Shoqatës së Arbitrave.

Më herët u përfol se do të propozoheshit nga qarku i Elbasanit...?

Është e vërtetë, por unë pranova që propozimi të ishte nga një ekip si Delvina, sepse jam kandidat për President i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe jo i një qarku të caktuar.

Cili shikon si kandidatin më të fortë, Dukën apo Finon?

Përderisa pranova të jem në garë mendoj që jam unë. Duka ka bërë histori në drejtimin e futbollit në Shqipëri. Mendoj se ka punuar mirë. Fino ka kontribute në politikë. Nuk e di se si mund të jetë si drejtues i Federatës. Gara është e hapur. Mediatikisht janë të dy të fuqishëm, por janë platformat që duhen votuar jo emrat.

A mendoni se gara do të jetë e drejtë?

Në rast se respektohen rregullat e lojës po. Unë jam pjesë e garës për ndershmëri dhe rregull. Në të kundërt nuk do të bëhesha pjesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco