Lazio, dedikim special për Strakoshën

Lazio, dedikim special për Strakoshën

18:22, 18/01/2018

Prej muajsh, Thomas Strakosha ka marrë elozhe dhe vlerësime nga shumë figura të njohura të futbollit italian apo edhe nga media prestigjioze përtej Adriatikut.

Këtë herë është vetë klubi bardhekaltër që i kushton gardianit shqiptar një material në faqen zyrtare të Lazios, duke u mburrur me gjithçka ka bërë Strakosha në kuadratin e skuadrës kryeqytetase.

Ky është shkrimi i dedikuar portierit shqiptar:

“Kanë kaluar shumë kohë nga momenti kur portieri i ri shqiptar bëri debutimin e tij në ‘La Scala’-n e futbollit italian kundër Milanit në shtator të vitit 2016.

Momenti negativ që po kalonte portieri Marketi, e detyruan trajnerin Inzagi që të besonte tek ai dhe ta hidhte në fushë. Përgjigjja e tij në fushë ishte pozitive dhe inkurajuese, pavarësisht humbjes Thomasi dha impresionon dhe transmetoi siguri në repart.

Tregoi se kishte karakterin e duhur për të bërë hapin e madh drejt Serisë A. Nga ai moment dhe deri tani, portieri shqiptar ka koleksionuar 51 ndeshje në total me skuadrën e parë duke bërë pritje madhështore, u rritur në mënyrë shpërthyese dhe duke siguruar përfundimisht, pa asnjë diskutim, fanellën e titullarit.

Në shtator të vitit 2017 pati mundësinë të debutonte edhe në Europë, në Holandë kundër Viteses. Golat që ka pësuar në total janë 63, ndërsa portën e ka mbajtur të paprekur në 15 raste.

Me një sens pozicionimi, me gjakftohtësinë e tij ka arritur të shkëlqejë. Këto të dhëna të lindura, por të edukuara dhe të kuruara me kujdes nga përgatitësi i portierëve Adalberto Grixhoni.

Nuk ka frikë nga asgjë dhe di gjithmonë ku të vendoset mes dy shtyllave, gjë që i bën akoma më të vlefshme cilësitë e tij teknike. Hera e fundit kur shpalosi vlerat e tij ishte kundër Spalit, kur doli shumë shpejt dhe me dorën e vendosur në tokë bllokoi topin në vijën fatale, duke shpëtuar një gol të sigurt.

Por, pritjet e tij janë të shumta me fanellën e Lazios. E jashtëzakonshme, e mrekullueshme dhe entuziazmuese ishte pritja e penalltisë së Dybalas në Torino duke i dhënë skuadrës së Lazios një fitore të paharrueshme në “Juventus Stadium”, në minutat shtesë.

Kundër Juventusit gjithashtu festoi trofeun e parë, Superkupën e Italisë në një ndeshje që u zhvillua në “Olimpico” më 13 gusht. Në sezonin e kaluar bën mrekulli kundër Linetit të Sampdorias, duke treguar se di ta bllokojë portën më shpejt sesa sulmuesi të mendohet ku do ta dërgojë topin.

Por, ishte i mrekullueshëm edhe në derbin e kthimit në kampionat kur Lazio fitoi 3-1 dhe kur rezultati ishte 1-1, Strakosha shpëton portën nga kërcënimi i Dzekos.

Kundër Interit në këtë sezon, blindon portën nga një goditje e Perisiçit, ndërsa në Bergamo shpëton me këmbë një gol të sigurt të Papu Gomezit.

Një repertor me pritje, me një fund të tillë: Strakosha është efikas, i vazhdueshëm, i pastër dhe i akullt. Numri një shqiptar është vetëm 22 vjeç, por ka shumë dëshirë për të mësuar dhe është i ndërgjegjshëm që tani nuk po luan për t’i treguar askujt seriozitetin e tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco