Pikëlluese/ Falimenton klubi italian, 115 vjet histori shkojnë dëm

Pikëlluese/ Falimenton klubi italian, 115 vjet histori shkojnë dëm

17:05, 18/01/2018

Një gjykatë italiane e ka shpallur të falimentuar klubin e Serisë C, Vicenzan, sot pasdite, duke i dhënë kështu fund historisë së saj 115-vjeçare.

Lojtarët e Vicenzas nuk janë paguar që prej shtatorit të vitit të kaluar, dhe si pasojë janë futur në grevë në muajt e fundit.

Sot, një gjykatë edhe formalisht e shpalli të falimentuar klubin, që do të thotë se klubi do t’i kalojë një administruesi të besuar.

Kështu, Vicenza do të përjashtohet nga Serie C, dhe do të ketë kohë deri në fillim të sezonit të ardhshëm t’i gjejë palët e interesuar për të formuar klubin e ri.

Kontrolli i emrit dhe historisë së klubit do t’i kalojë kryetarit të komunës së Vicenzës, të cilit do t’i duhet të gjejë pronarë të rinj për ta formuar një klub feniks, i cili mund të futet në Serie D, top ligën amatore.

Vicenza është klubi i dytë që falimenton brenda dy muajve, pas klubit të Serisë C, Modenas, i cili falimentoi në nëntor.

Kujtojmë që Vicenza fitoi Kupën e Italisë në vitin 1997.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

DajJaku18/01/2018 23:18

Ishte dhe kampione e Italisë me Paolo Rosin, Ishin kohë të tjera, pastaj erdhën komunistët, e pat edhe Italia, keq e më keq do shkojë, murtajë e pashërueshme, kancer.

Shto koment

Denonco