E papritur, një tjetër kandidat për president të FSHF. Ja kush është

E papritur, një tjetër kandidat për president të FSHF. Ja kush është

16:42, 18/01/2018

Kur duhen edhe disa javë nga zhvillimi i zgjedhjeve për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, një tjetër rival i është shtuar kandidatëve Bashkim Fino dhe Armando Duka.

Sipas “Panorama Sport”, ish-gjyqtari Shpëtim Hala është kandidat zyrtar për kreun e FSHF-së. Ai është propozuar nga shoqata e arbitrave.

Hala mbahet mend në ambientin sportiv si gjyqtari që hoqi dorë nga profesioni për shkak të racizmit.

Ai prej 6 vitesh ishte gjyqtar në Itali duke arbitruar kryesisht në kategoritë inferiore italiane, por që për shkak të racizmit dhe dhunës verbale të ushtruar u detyrua ta lërë atë profesion dhe të rikthehet në Shqipëri duke ushtruar profesionin e gazetarit.

Më herët ish-gjyqtari ka bërë kërkesë në Federatë për të qenë pjesë e arbitrimit si vëzhgues apo edhe gjyqtar i mirëfilltë, mirëpo nuk është pranuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco