Reagon Trashi: Starova gënjen! Nuk e hodha fanellën

Reagon Trashi: Starova gënjen! Nuk e hodha fanellën

14:03, 18/01/2018

Lorenc Trashi ka reaguar pas deklaratës së trajnerit Starova, që thoshte se lojtarin e kishte larguar pasi kishte gabuar rëndë, duke hedhur fanellën në tokë.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Trashi shprehet se kjo gjë nuk është e vërtetë. Më poshtë deklarata e plotë e lojtarit.

Reagimi i plote i Trashit:

“Profesor Starova për te justifikuar veten ka shpikur shumë fjalë qe s’janë te vërteta. Ne rradhë të parë unë si jam drejtuar me tone te larta profesorit, po e kundërta. Jam ulur ne pankinë shumë i qet dhe i kam folur tamam: Profesor pse s’më le dhe pak te merrja pak përgatitje?, se me ka zëvendësuar ne minutën 60’ dhe jo 75’ siç thotë ai.”

“Në moment qe un i jam drejtuar shumë qetë, ndërsa ai me është kthyer me tone te ashpra qe do te thotë se Starova mezi e ka prit një debat me mua. Si gjithmonë profesor Starova mos te bej tani si shenjtor, kur Partizani ska kontingjentin e duhur te lojtarëve dhe shprehet qe un si trajner si kam thënë te largohet nga ekipi. Ai është shprehur shumë qartë dhe aty kanë qene shumë lojtar dhe staf për te vërtetuar gjithçka qe ai ka thënë kundrejt meje.”

“Ma qëroni nga hoteli nuk dua ta shof me ne ekip, pasi ka thënë kështu un jam çuar dhe i kam thënë,  profesor qëndroi besnik fjalëve qe thua, po qe burrë thuaja presidentin ne syrin tim qe nuk e dua me Trashin. Edhe ai e ka pranuar, me ka thëne ok, me pas i dhashë dorën, por ai me refuzoj.”

“Mos ma jep as dorën tha”, edhe un vazhdova te ikja ne dhomat e zhveshjes. Duke u larguar profesor Starova nuk e ka len me kaq po ka vazhduar me ofendonte me fjalë nga më të ndyrat dhe me ka ulur dhe me ka fëlliqur ne sy te kolegeve te mi dhe stafit. Ju ktheva ne atë moment dhe hoqa bluzën, ja lasht te pankina, absolutisht nuk e kam hedhur, dhe i thash “për këto fjalë qe me the un dhe ti e kemi mbyllur dhe bravo të qoftë i kam thënë…”.

“Profesor Starova mos te justifikoj veten ke tifozët, presidenca dhe te publiku me arsyen se Trashi ka hedh fanellën, se ka shumë njerëz aty qe e vërtetojnë këtë gjë…”

“Ofendimet e Starovës kundrejt meje janë një mllef i Starovës qe e ka prej kohesh ndaj meje dhe me ne fund ai ja arrit qëllimit ta nxirrte atë mllef, është shumë e thjesht kur nuk e do një lojtar pse nuk i thua Presidentit “Nuk e dua ne ekip Trashin, nuk më shërben për asgjë”, edhe un shikoja karrierën time dhe situata nuk shkonte deri ne pike…”

“Gjithsesi un personalisht e quaj te mbyllur me Staroven, aspak nuk tërhiqem mbrapa, çfarë do mase te merret kundrejt meje si për shembull një gjobë e majme, unë absolutisht nuk e pranoj sepse jam me te drejtë dhe s’lejoj njeri ta mohoi këtë gjë. Kur kam qen gabim kam qen un qe i kam kërkuar falje profesorit, por tani jo me, e them hapur Starova nuk me do ne ekip siç ka ber dhe me disa lojtar te tjerë qe i ka prerë ne besë…”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Sula18/01/2018 16:51

Ne fakt duket Starova po ta vereni me kujdes qe eshte tip ekspresiv, i rende, pak fodull e mendjemadh, i duket vetja qe eshte i Madh haha lur ishte futbollist ka qene nder te miret por jo Legjende! mbi mesatar, vetem kaq!

Shto koment

Denonco