Marotta zbulon emrin e transfertës së Juventusit për vitin 2018

Marotta zbulon emrin e transfertës së Juventusit për vitin 2018

12:45, 18/01/2018

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka konfirmuar lajmet e fundit se skuadra kampione nga Serie A është në përpjekje të vazhdueshme për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can.

Giuseppe Marotta ka zbuluar emrin e futbollistit të cilin synojnë ta sjellin në Torino, pas përfundimit të këtij sezoni.

“Është një mundësi e mirë, bëhet fjalë për një futbollist me kualitete të padiskutueshme”, deklaroi Marotta për “Sky Italia”.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta transferuar në Torino”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco