Rafinha tek Interi? Trajneri i Barçës jep deklaratën që nuk pritej...

Rafinha tek Interi? Trajneri i Barçës jep deklaratën që nuk pritej...

11:13, 18/01/2018

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka konfirmuar se mesfushori Rafinha mund të qëndrojë edhe një sezon tjetër në “Camp Nou” duke hedhur poshtë mundësinë për një marrëveshje me Interin.

Valverde theksoi se Rafinha mund ta ndihmojë skuadrën në këto ditë të vështira për shkak të mungesave të shumta nga dëmtimet, shkruan “Football- espada”, raporton SYRI.net.

"Rafinha është një lojtar tjetër që mund të na ndihmojë. Ne kemi disa lojtarë të dëmtuar dhe ai është duke u stërvitur  mirë. Ai po përmirësohet çdo ditë që kalon”, tha trajneri pas ndeshjes kundër Espanyolit.

Kohët e fundit është përfolur se mesfushori brazilian do të transferohet në “San Siro” por negociatat mes dy klubeve kanë ngecur tek çmimi i lojtarit.

/ Oldi Mele / SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco