Starova tregon arsyen: Ja përse bëra sherr me Trashin

Starova tregon arsyen: Ja përse bëra sherr me Trashin

09:38, 18/01/2018

Marrëdhëniet mes trajnerit të Partizanit, Sulejman Starova dhe mesfushorit Lorenc Trashiduken të krisura përfundimisht dhe shihet shumë i vështirë një bashkëpunim i tyre në të ardhmen.

Gjithsesi trajneri Starova në “Panorama Sport”, ka treguar edhe versionin e tij të ngjarjes në lidhje me përplasjen e djeshme që ka pasur me lojtarit gjatë miqësores me ekipin Berliner AK.

“Mos më dini që naiv që t’i them një lojtari të rëndësishëm që se kam në plane kur kam një grup të cunguar futbollistësh. Pata debat me Trashin dhe ai gaboi rëndë, por në asnjë moment nuk i kam thënë se nuk e kam në plane”, ka thënë trajneri. Më pas ai ka treguar edhe veprimin e rëndë të futbollistit të tij. “Kam kërkuar zëvendësimin e tij në fushë dhe jo largimin. Ai është një lojtar i rëndësishëm, por nuk mund të dalë mbi Partizanin, as ai, as unë dhe as ndonjë tjetër. Nisi të ankohej përse u zëvendësua 15 minuta nga fundi i ndeshjes miqësore, një takim normal. Nuk mund të shfryjë një lojtar për një ndeshje miqësore, për të cilat unë them se rezultati është në plan të dytë. Por, nuk ka ofendim më të madh për trajnerin dhe klubin se sa të hedhësh fanellën. Ankohesh për zëvendësimin dakord, por të hedhësh fanellën dhe të grindesh gjithë kohën, kjo është e papranueshme. Gjithsesi ai bëri një gabim dhe për këtë vendimin e marrin drejtuesit të cilët janë të informuar për gjithçka”, ka thënë Starova. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco