Trajneri i Barcelonës befason me deklaratën pas humbjes ndaj Espanyolit

Trajneri i Barcelonës befason me deklaratën pas humbjes ndaj Espanyolit

09:27, 18/01/2018

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde beson se Espanyol është skuadër favorite për tu kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Barcelona mbrëmë u mposht në transfertë 1-0 nga Espanyol dhe në këtë mënyrë ka komplikuar situatën.

 “Favorite është skuadra që është duke fituar. Por, ata na konsiderojnë ne. Ne e kemi obligim që të rikthehemi, por nuk është rezultati i mirë, sepse nuk kemi shënuar”, tha fillimisht Valverde gjatë konferencës për media.

“Nëse ata shënojnë një gola, ne duhet të shënojmë tre. Ata kanë më shumë mundësi se përpara”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco