Ronaldo ndihet i tradhtuar, tifozët e Realit nuk e duan më

Ronaldo ndihet i tradhtuar, tifozët e Realit nuk e duan më

08:44, 18/01/2018

Cristiano Ronaldo pritet që të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

E përditshmja spanjolle AS ka bërë një sondazh me pyetjen: “A dëshironi që Ronaldo të vazhdojë tek Reali? 67 për qind e tifozëve janë përgjigjur “jo”.

Arsye për këtë janë paraqitjet e dobëta të portugezit, i cili në 14 ndeshje në La Liga ka shënuar vetëm 4 gola dhe Reali është 19 pikë mbrapa Barcelonës.

Ronaldo ka kontratë me Realin deri në vitin 2021 dhe përfiton nga 21 milionë euro në sezon, për dallim nga Neymar 36 në PSG dhe Leo Messi në Barcelonë nga 46 milionë euro.

Portugezi dëshiron kontratë të re ku do të përfitonte 50 milionë euro, pasi beson se meriton më shumë, duke qenë në dy vitet lojtari më i mirë në botë dhe duke ndihmuar Realin të fitojë pesë tituj sezonin e fundit.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të Realit me 422 gola në vetëm 418 ndeshje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco