Ngjarje e rëndë/ Theret me thikë tifozi 22-vjeçar i Atletico Madrid

Ngjarje e rëndë/ Theret me thikë tifozi 22-vjeçar i Atletico Madrid

21:57, 17/01/2018

Një tifoz i Atleticos së Madridit është qëlluar me thikë, para fillimit të sfidës mes vendasve dhe Sevillas, të vlefshme për Kupën e Spanjës.

Tifozi 22-vjeçar është shtruar në spital, ku është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka marrë plagë në të ndenjura, në krah dhe në këmbë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një stacioni metroje që të çon në stadiumin “Wanda Metropolitana’, ndërsa paraprakisht dyshohet të ketë pasur një përplasje me tifozë andaluzianë.

Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen, ndërsa policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit të rëndë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco