Fino shpalos platformën: Nëse zgjidhem president i FSHF, atëherë do të...

Fino shpalos platformën: Nëse zgjidhem president i FSHF, atëherë do të...

21:21, 17/01/2018

Bashkim Fino, kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit, është i ftuar në emisionin “Repolitix” në REPORT TV.

Deputeti socialist shpalos platformën për drejtimin e FSHF-së në 4 vitet e ardhshme, nëse do të votëbesohet në datën 7 shkurt.

Përballë Finos në garë është edhe kreu aktual i FSHF-së, Armand Duka, i cili kërkon mandatin e pestë.

Nëse unë shpallem president, atëherë do të heq dorë nga mandati i deputetit. Dua t’i përkushtohem plotësisht futbollit. Mua nuk më pengon ligji, por dua që t’i përkushtohem futbollit”, theksoi kandidati për kreun e FSHF-së.

Intervista e plotë e kandidatit Fino:

UEFA ka deklaruar se nuk do të lejojë ndërhyrjet politike në zgjedhje?

E dëgjova, e përshëndes, është e drejtë dhe e saktë. Drejtori i komunikimit në UEFA komunikomi dhe legjitimoi të dy kandidaturat, që do të thotë se nuk ka asnjë pengesë ligjore dhe kushdo mund të kandidojë. FSHF është OJF dhe nuk të ndalon me ligj për të kandiduar. Është e drejta ime për të kandiduar. Kandidimi ka të bëjë me të mirën e futbollit, për të mbushur stadiumet. Më lejoni të them që statusi i UEFA-s thotë neutralitet dhe jo diskriminim. FSHF është asnjanëse.

Do hiqni dorë nga mandati?

Jo, nuk është kjo. Por duhet të jetë asnjanës në çështjet politike dhe fetare. Kjo ka të bëjë edhe me thelbin që shumë analistë thonë pse duhet të kandidojë Fino? Po të marrësh të shikosh historikun e federatave, gjysmat e presidentëve aktualë vijnë nga politika. Edhe Presidenti i Federatës së Francës vjen nga politika, po ashtu dhe Gjermania apo Rusia. Edhe në Itali një senator është kandidatura kryesore për të fituar. Të gjithë thonë pse mos e kemi nga fusha e sportit. OK, le të dalë figura, por këtë që kemi nuk e kemi nga fusha e sportit, ka ardhur nga biznesi dhe me ndihmën e politikës është bërë President.

Përmendët Dukën, por nuk e keni sulmuar asnjëherë?

Nuk përbën problem për statutin, pasi kushdo mund të kandidojë për President të FSHF. Nuk mund të them pse Duka ka qenë biznesmen, ka dhënë kontributin e tij. Nuk kam asnjë vërejtje. Gara është e fortë dhe e ashpër. Është bërë diçka në futboll. Vlerësoj të gjitha arritjet, por platforma ime ndryshon komplet.

Ju thatë që nëse je deputet nuk sjell asnjë problem, por nëse zgjidheni do hiqni dorë nga mandati?

Jam gati që pas datës 7 shkurt nëse do të votëbesohem do i përshtatem 24 orë futbollit dhe do të heq dorë nga mandati i deputetit. Edhe pse nuk më pengon asgjë ligjërisht, unë do të heq dorë nga mandati. Dua të them që në platformën time do të bëj një propozim që më shumë se dy mandate për një person në krye të FSHF janë shumë.

Ju keni hequr dorë nga disa poste në PS, kjo erdhi pas deklaratës së Dukës?

Për t’i lënë mundësi Dukës, që të mos godasë nga pozicioni, se nëse kandidon ta bëjë nga ndonjë seli e partisë së tij. Dorëheqja ime ka të bëjë me këtë, për të mos qenë pjesë e strukturës së një partie, për një garë të barabartë.

Po se po hiqni dorë nga mandati?

Ligji nuk pengon, por për të qenë Fair dhe më i pastër, do e bëja këtë sakrificë për futbollin, pasion që unë e kam që në fëmijëri. Do i përkushtohem 24 orë futbollit. Kur isha kryeministër kam hequr kostumin dhe kemi luajtur me gazetarët sportivë në 1997. Ai ishte një mesazh shumë i këndshëm. Gjatë gjithë kësaj kohe kam folur në shumë studio, kam folur për sportin dhe për futbollin duke dhënë mendimet e mia.

Jeni lodhur nga politika?

Absolutisht jo!

Vendimin për të garuar e keni marrë me Kryeministrin Rama apo Ruçin?

Jo! Nuk kam kontaktuar absolutisht. Kam parimet e mia dhe kjo është ndërmarrja ime personale. Nuk kam folur me ata, pasi do u prishja më shumë punë atyre sesa vetes time. Unë e kisha ndarë mendjen. Jam i qetë. Nuk u kërkoj gjë dhe nuk dua asgjë prej tyre. Kam dëshirë për të qëndruar dy mandate në krye të FSHF nëse do të zgjidhen.

Njëra nga akuzat nga kundërshtari është për bashkitë që drejtohen nga PS, si përgjigjeni?

Unë nuk e kam listën nga FSHF të anëtarëve.

Pse nuk e keni?

Në këto momente sekretari i FSHF u ka bërë një shkresë drejtuesve të futbollit që kërkon të dijë se kush do të jetë përfaqësuesi i tyre që do të votojë. Kemi të bëjmë me kryetar bashkie apo presidentë që janë krijuar. Më lejoni të them se një nga pikat që unë kam në programin tim është që; të ndahen sponsorizimet nga privatizimet, kjo federatë nuk e ka bërë. Klubet nuk duhet të kenë lidhje me bashkitë më. Mendoj që nuk do të ndikojnë kryetarët e bashkive. Edhe kryetarët janë hermetikë në bisedat që kam bërë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco