FOTO /Katari zbulon mrekullitë e ‘Botërorit 2022’

FOTO /Katari zbulon mrekullitë e ‘Botërorit 2022’

20:05, 16/01/2018

Kupa e Botës e vitit 2022 është ende shumë vite larg, e fillimisht vëmendja do të jetë e përqendruar në Botërorin e kësaj vere në Rusi.

Por, ajo që mund të thuhet me bindje të plotë është se, eksperienca arabe e verës së vitit 2022 nuk duhet humbur për asnjë arsye.

Planet për stadiumet “futuriste” të atij kompeticioni janë publikuar qysh me fillimin e këtij viti dhe do të duhen edhe 4 vite për të parë gjithçka të realizuar dhe të prekshme, por sapo i sheh planet e stadiumeve ku do të luhet kompeticioni më i rëndësishëm i FIFA-s, thjesht të lënë pa fjalë.

Al Bayt Stadium (Al Khor)

Një stadium me një strukturë si tendë gjigante që do të mbulojë të gjithë kapacitetin prej 60 mijë spektatorësh. Katet e sipërme do të hiqen pas Kupës së Botës dhe do t’u jepen kombeve në zhvillim, që kanë nevojë për zgjerim kapacitetesh në stadiumet e tyre.

Image

Al Rayyan Stadium (Al Rayyan)

Ky stadium me një kapacitet prej 40 mijë spektatorësh do të inkorporojë simbolet e kulturës katariote në dizenjon e tij. Arena do të ngrihet duke përdorur praktikat tejet miqësore ambientale të ndërtimit.

Image

Al Thumama Stadium (Doha)

Dizajni i këtij stadiumi prej 40 mijë vendesh përfaqëson “gahfiya”-n, apo kapelën tradicionale të mbajtur nga meshkujt anembanë botës arabe. Një hotel-butik do të zëvendësojë katet e sipërme të tij pas turneut të vitit 2022.

Image

Khalifa International Stadium (Doha)

I ndërtuar fillimisht në vitin 1976, ky stadium me kapacitet 40 mijë spektatorë është rinovuar dhe rihapur qysh përpara turneut. Ashtu si dhe me të gjitha terrenet e tjera sportive të Botërorit të 2022-shit, teknologjitë e avancuara të ftohjes do të garantojnë temperatura të rehatshme për futbollistët dhe fansat.

Image

Lusail Iconic Stadium (Lusail)

I gjithë qyteti i Lusailit është aktualisht në proces krijimi, ndërsa stadiumi i tij me kapacitet 80 mijë vetë do të presë finalen e Kupës së Botës 2022. Dizenjoja përfundimtare e këtij stadiumi nuk është bërë ende publike, por vetëm disa konceptidesh të krijuara fillimisht.

Image

Qatar Foundation Stadium (Doha)

Peizazhi rreth stadiumit prej 40 mijë vendesh është mbushur me universitetet më të shquara, ku janë zhvilluar edhe hulumtimet më të fundit. Kapaciteti i arenës do të reduktohet në 25 mijë pas Botërorit, me 15 mijë vendet e tepërta që do t’iu dhurohen stadiumeve në vendet në zhvillim.

Image

Ras Abu Aboud Stadium (Doha)

I konstruktuar duke përdorur kontejnerë transporti, ky stadium me kapacitet për 40 mijë spektatorë do të rrëzohet nga themelet dhe do të përshtatet për të tjera qëllime pas Kupës së Botës. Vendndodhja e stadiumit do të kthehet më pas në një shëtitore buzë detit, për t’u shijuar nga banorët lokalë.

Image

Al Wakrah Stadium (Al Wakrah)

Pajisjet e përdorura në këtë stadium prej 40 mijë vendesh janë shkolla, një sallë dasmash, fusha tenisi, parkete baskebolli, restorante, një pishinë, mjedise palestre dhe qendra tregtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco