Nedved tregon se kujt do t’i jepte ‘Topin e Artë’

Nedved tregon se kujt do t’i jepte ‘Topin e Artë’

19:57, 16/01/2018

Pavel Nedved nuk ka dëshirë të heqë dorë nga asgjë dhe ka të njëjtin mentalitet që ka pasur kur zbriste vetë në fushën e lojës.

Ish-futbollisti ka folur për luftën për titull, por e di mirë se objektivi kryesor për tifozët është Champions League.

“Jemi vetëm një pikë larg Napolit, por duhet të them se ata po paraqiten shumë mirë. Kanë një ekip të fortë, disa lojtarë me karakter dhe të gjithë duan ta fitojnë me çdo kusht një titull që mungon që nga koha e Maradonës. Edhe pse objektivi më i rëndësishëm për tifozët tanë është Champions, ne duam të luftojmë për gjithçka dhe të fitojmë titullin e shtatë radhazi”, ka thënë ai.

Zëvendëspresidenti i Juventusit ka folur për portalin çek “Lidovky.cz” dhe ka prekur tema të ndryshme, që kanë shkuar nga tërheqja e mundshme e Gigi Buffon, te lamtumira e tij nga futbolli dhe te të rinjtë më premtues të Republikës Çeke.

“Buffon nuk ka thënë se do të tërhiqet në fund të sezonit, do ta vendosë me presidentin Agnelli. Forma e Gigit është gjithmonë e mirë dhe ne jemi të lumtur që e kemi. ‘Topi i Artë’? Po të ishte për mua do t’ia jepja, është një futbollist i veçantë. Fatkeqësisht nuk është e mundur të ndalësh kohën dhe Gigi ka shumë mundësi që të mos e fitojë këtë trofe”.

Në fund, Nedevd ka folur edhe për protagonistët e rinj të futbollit çek dhe ka përzgjedhur dy lojtarë që luajnë në Itali, si Jankto dhe Barak të Udineses.

“Barak dhe Jankto po paraqiten shumë mirë. Sigurisht, tek Udinese nuk kanë presionin që ekziston te një klub i madh, por unë dua t’u bëj komplimentet për paraqitjet që po bëjnë. Ideja për të marrë një futbollist çek te Juventusi më shoqëron gjatë gjithë kohës. Nuk po jap asnjë sugjerim, por është e qartë se, si Jankto, ashtu edhe Barak , mund të luajnë në nivele të larta në Serinë A”, tha ish-fituesi i “Topit të Artë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco