Shpallen kandidatët për çmimin ‘Oskar’ në sport

Shpallen kandidatët për çmimin ‘Oskar’ në sport

19:29, 16/01/2018

Janë përcaktuar sot pasdite emrat e sportistëve kandidatëve për çmimin “Laureus World Sports of the Year”, trofe i njohur ndryshe si çmimi “Oskar” për sportin.

Në garë për të fituar këtë trofe te meshkujt janë tenistët Roger Federer e Rafael Nadal, futbollisti i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, atleti britanik i garave 5 dhe 10 mijë metra Mo Farah, piloti britanik i garave të Formula 1, Lewis Hamilton dhe çiklisti britanik Chris Froome, fitues i Turit të Francës dhe Vueltës së Spanjës për vitin 2017.

Për femra, sportistet e kandiduara për këtë trofe janë tenistet Garbine Muguruza dhe Serena Williams, atletja afrikanio-jugore Caster Semenya dhe kolegia e saj Allyson Felix (16 herë kampione e botës), notarja amerikane Katie Ledecky dhe skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin.

Përveç kategorisë për “Sportistin më të mirë të vitit” do të ketë çmime edhe për kategori të tjera (sportisti i ri më i mirë, trajneri më i mirë, skuadra e vitit, rikthimi më i mirë etj), ndërkohë që ceremonia e dorëzimit të trofeve do të organizohet në Montekarlo, më datën 27 shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco