Aubumeyang, marrëveshje personale me klubin e ri

Aubumeyang, marrëveshje personale me klubin e ri

19:08, 16/01/2018

Në Gjermani nga momenti në moment ka lajme të reja për Aubameyang. Ai ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin dhe tani fjalën e fundit do ta thotë Dortmundi, raporton “The Mirror”.

“Topçinjtë” janë duke tentuar për ta transferuar Pierre-Emerick Aubameyangun si zëvendësues të Alexis Sanchez, që është afër kalimit te Manchester United.

Dëshira e Arsenalit tashmë është realizuar, pasi sulmuesi nga Gaboni ka rritur marrëveshje personale me klubin anglez dhe është duke pritur “dritën e jeshile” nga Dortmundi.

Image

Sulmuesi nuk dëshiron të dëgjojë më për Dortmundin, pas pezullimit në fundjavën që lamë pas, për arsye disiplinore.

Incidenti që u krijua, ku ai u la jashtë për ndeshjen me Wolfsburg, ka irrituar lojtarin, pasi ishte pezullimi i tretë në 12 muajt e fundit dhe tashmë ka vendosur t’i thotë lamtumirë klubit gjerman.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco