Bajerni e pranon: Duam këtë superlojtar, jemi në ‘luftë’ me Barçën, Realin e Juven

Bajerni e pranon: Duam këtë superlojtar, jemi në ‘luftë’ me Barçën, Realin e Juven

12:09, 15/01/2018

“Do të mund të flasim për një marrëveshje, vetëm atëherë kur ai t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe të firmosë kontratën”. Kështu ka deklaruar për zyrat gjermane të “Sky Sport” administratori i deleguar i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, në lidhje me të ardhmen e mesfushorit të Schalke, Leon Goretzka.

“E duan të gjithë klubet më të mëdha, Barcelona, Real Madrid, Juventus dhe ne. Mund të flitet për një akord të arritur vetëm kur të kalojë suksesshëm testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën. Le të themi dhe pranojmë se nuk jemi shumë larg nga ajo fazë. Ai do të njoftojë vendimin e tij gjatë ditëve në vijim, shpresojmë që të zgjedhë Bayern”, pranoi Rummenigge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco