FOTO/ Bie nga shkallët, ndërron jetë ish-futbollisti shqiptar

FOTO/ Bie nga shkallët, ndërron jetë ish-futbollisti shqiptar

08:52, 15/01/2018

Sot herët në mëngjes u bë me dije se Leonard Qesari, 61-vjeç, është gjetur i vdekur në trotuar.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se Qesari ka rënë nga shkallët e banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00.

Leonardi ka luajtur për 15 vite me skuadrën e Butrintit.

Informacioni paraprak

Më datë 15.01.2018, rreth orës 05:25, në lagjen ”Nr.4”, mbi trotuar është gjetur i pajetë dhe me dëmtime në kokë e pjesë të trupit, shtetasi Leonard Qesari, 61 vjeç, banues në lagjen Nr.4, Sarandë. Nga verifikimi paraprak dhe kqyrja që u është bërë kamerave ka rezultuar se shtetasi ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë në hyrjen e pallatit ku banon dhe pasi ka rënë është munduar të ngrihet e të ecë ku më pas ka ndëruar jetë mbi trotuar. Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se shtetasi ka qënë nën efektin e pijeve alkoolike. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco