VIDEO/ E rrallë në miqësore, Besiktas i hap portën Skënderbeut

VIDEO/ E rrallë në miqësore, Besiktas i hap portën Skënderbeut

16:42, 12/01/2018

Po luhet në këto momente sfida miqësore mes Besiktasit dhe Skënderbeut. Pjesa e parë ka mbaruar në barazimin 1-1. Golin për Skënderbeun e ka shënuar Sowe, ndërsa për Besiktasin shënoi Pektemek.

Një rast i rrallë ka ndodhur në pjesën e parë, teksa Besiktasi shënoi një gol në minutën e 15-të, në momentin që Bajram Jashanica ishte i dëmtuar dhe kishte nevojë për ndihmën e mjekëve.

Ekipi turk rinisi lojën nga vija anësore, në një moment që korçarët po qëndronin palëvizur për t’i ardhur në ndihmë Jashanicës.

Diçka e tillë, e detyroi trajnerin e Besiktasit, të urdhëronte lojtarët e tij t’i falnin në këtë mënyrë një gol Skënderbeut, si shenjë e Fair-Play.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco