Ventura befason me deklaratën para ‘klasikes’ së Europës

Ventura befason me deklaratën para ‘klasikes’ së Europës

13:10, 14/11/2016

Në prag të ‘klasikes’ së Europës mes Italisë dhe Gjermanisë, trajneri i axurrëve, Giampiero Ventura mendon se kundërshtarët janë dukshëm më superiorë.

Në një deklaratë për mediat, Ventura ka ulur euforinë të fitores 4-0 kundër Lihtenshtejnit pasi nesër në ‘San Siro’ megjithëse është një miqësore pritet të zhvillohet një betejë e vërtetë për shkak të konkurrencës ndër vite të dy kombëtareve.

“Ata kanë shumë cilësi dhe një organizim më të mirë se ne edhe për faktin se kanë vite që punojnë me të njëjtin trajner dhe me të njëjtët futbollistë, madje edhe lojtarët që i janë bashkuar së fundmi Gjermanisë e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Nëse më duhet të flas vetëm për ndeshjen ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën tonë por nuk e dimë sesi do të shkojë”, u shpreh Ventura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco