Donnarumma më i paguari në Serie A, ja sa marrin shqiptarët Strakosha e Berisha

Donnarumma më i paguari në Serie A, ja sa marrin shqiptarët Strakosha e Berisha

16:06, 15/12/2017

Portierët e Milanit janë kthyer në një çështje në ditët e fundit. Pas problemit me kontratën e Gianluiggi Donnarummës, për rrjedhojë në media po përmendet shumë edhe ajo e vëllait të tij më të madh.

26-vjeçari Antonio, i ardhur në verë nga grekët e Asteras Tripoli, u prezantua si një përforcim kuqezi, por në të vërtetë zbarkimi i tij në “Milanello” erdhi me ndihmën e vëllait të vogël që, në të njëjtën ditë nënshkruante me kuqezinjtë për 6 milionë euro sezonalë.

Teksa Giggio është portieri më i paguar i Serisë A, edhe Antonio nuk po vuan. Ai merr 1 milion euro në vit, por duke parë minutat në fushë kupton se paga e tij është një dhuratë e vërtetë.

Deri në këtë pikë të sezonit, vëllai i madh i Giggios nuk ka zbritur në fushë asnjë sekondë, ndërsa milioni sezonal në bankë e rendit në mesin e klasifikimit të Serisë A për pagat e numrave 1, duke lënë pas edhe shqiptarët Strakosha e Berisha që, çdo fundjave, ndotin dorezat e tyre.

Në Serinë B askush nuk i afrohet Antonio Donarumës, ndërsa në Serinë C me pagën e tij mund të mbahej një ekip, por këto janë të tjera diskutime për djaloshin që vazhdon të deklarojë se: “Jeta nuk i ka dhuruar asgjë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco