Zbulohet skandali i radhës, Infantino ndihmoi skuadrën e madhe

Zbulohet skandali i radhës, Infantino ndihmoi skuadrën e madhe

15:35, 15/12/2017

FIFA mund të përfshihet në një tjetër skandal.

Një hetim i të përditshmes franceze “Le Monde” ka zbuluar se në vitin 2011, presidenti Gianni Infantino ka bërë një ndryshim në në rregulloren e Federatës Turke të Futbollit për të ndihmuar Fenerbahce-n, që fitoi titullin atë vit falë disa takimeve të trukuara.

Infatino në atë kohë ishte sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, ka bërë të mundur që masa e parashikuar nga rregullorja, që ishte rënia nga kategoria (bashkë me një penalizim prej 12 pikësh dhe një gjobë), të eliminohej me kusht që klubi i Stambollit të mos merrte pjesë në Champions League-ën e sezonit të ardhshëm.

Sezoni 2010/11 kujtohet si ai i skandalit më të madh turk, me shkelje që kanë shkuar nga korrupsioni te trafiku i armëve. 16 klube kanë qenë të përfshirë, 90 pjesëtarë të kampionatit turk janë akuzuar se kanë qenë pjesë e një organizate kriminale të armatosur që merrej me trukimin e ndeshjeve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco