Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Starova: Çani një dështim, titulli nuk merret vetëm në fushë…

Starova: Çani një dështim, titulli nuk merret vetëm në fushë…

15:10, 15/12/2017

Ashtu siç ishte anonçuar nga klubi i kuq, ditën e sotme, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, doli në një konferencë për shtyp para gazetarëve, ku foli për sfidën e nesërme ndaj Luftëtarit. E vetmja mungesë për kryeqytetasit në këtë sfidë do të jetë mbrojtësi Kalari. Starova u shpreh optimist dhe beson te forma e skuadrës. I pyetur për titullin e 2015-2016, teknikun e çudit fakti që pse FSHF-ja po vonon me vendimin, pasi ai titull sipas tij i takon Partizanit.

Për sfidën ndaj Luftëtarit

“Me Hasan Likën jam mik i ngushtë. Ai ka ndryshuar fytyrën e Luftëtarit si me shkop magjik. Luftëtari i është kthyer ndeshjeve të mira. Sigurisht i ka bërë të gjithë ndeshjet e mira, mund të merte më shumë pikë. Për rrjedhojë kanë filluar të evidentohen edhe lojtarët cilësor që ka kjo skuadër. Fakti tregoi që me Kamzën, skuadrën më të mirë të momentin, jo vetëm e fitoi ndeshjen, por e dominoi edhe me lojë. Na presin ndeshje të vështira. Të dy skuadrat luftojnë për fitoren, do fitojë më i miri.”

Gjendja te Partizani

“Kemi humbur vetëm Kalarin, pjesa tjetër janë të gatshëm.

Një koment për Sukajn…

“Për Sukajn unë e di që ka marrë leje. Përveç Kalarit, grupi që luajti është i plotë. Nuk do të ketë risi në grumbullim.”

Emrat e lakuar në merkato a do ndikojnë te ndeshja?

“Në gjithë botën kështu funksionon, lakohen emra. Disa janë të vërteta disa jo. Të gjithë lojtarët janë të fokusuar për të dhënë më të mirën me skuadrat e tyre. Edhe kur ndërrojnë fanellën, vazhdon prap riti i futbollit profesionist. Nuk ndikon emri i lakimit të lojtarëve te ndeshja.”

Në cilin repart ka nevojë Partizani të përforcohet më shumë?

“Në të gjitha repartet. Se kam mendjen fare çfarë do bëjmë në janar. Po mendojmë vetëm për Luftëtarin.”

Ngushtimi i diferencës me kreun, deri në mbyllje të fazës së dytë…

“Në shpresojmë me moton nga ndeshja në ndeshje. Jemi të kënaqur, por duke qenë se jemi jashtë objektiva, çdo ndeshje është finale. Skuadra ka ndryshuar për mirë, kemi marrë më shumë pikë se skuadrat e tjera në këtë fazë, por nuk ekzistojnë ndeshje të lehta më. Secili kundërshtar ka vështirësitë e veta. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë. Thonë kush luan më mirë fiton ndeshja. Por ndonjëherë ndodh e kundërta. Shumica e takimeve i ka të gjitha rezultatet.

A e favorizon Luftëtarin fakti që nuk luajti në mesjavë?

Nuk besoj se ne morëm ngarkesë të madhe kundër Pogradecit. Aktivizuam të gjithë skuadrën, nuk patëm dëmtime, na i lehtësoi punën fitorja e parë në transfertë. Mendoj që deri tani jemi në kondicion të mirë fizik dhe nga ana psikologjike gjithashtu.

Gjoba nga Komisioni i Disiplinë

Këto rëndojnë xhepin e presidentit. Policia nuk është e përgatitur për mendimin tim. Duhet nivel i lartë. Një nga viktimat ishte dhe vendi im që u masakrua barbarisht. Shkoi të merrte kartën e identitetit dhe e masakroi policia. Ne u vonuam dhe u dënuam. Unë e di sipas rregullores që mund të ishte një masë paralajmëruese. Më tepër nuk kam çfarë komenti të jap.

A e ka kaluar futbolli shqiptar, problemin e dhunës mes tifozerive?

Në qoftë se do të bëj një krahasim, ne jemi në miniaturë me të tjerët. Vendet e tjera i kanë ultrasit shumë më të egër, por kanë masat e sigurisë shumë të mëdha. Në vendet e qytetëruar ndodh më pak. Herë pas herë ndodh në vendet me probleme. Për fat të keq shohim dhunë dhe në Perëndim, por janë më të rralla kuptohet. Ne me pak kujdes mund të eliminojmë çdo gjest dhune.

Titulli i sezonit 2015-2016 që iu hoq Skënderbeu

“Ai titull nuk ka ku të shkojë, se është i joni. Është i joni për faktin se skuadra e ka marrë dënimin dhe Ilir Shulku thotë që nuk është UEFA që e jep. UEFA ka dhënë një dënim, Federata ka dhënë një dënim tjetër të formës së prerë. Në qoftë se duan ta lenë kampionatin pa fitues, fshijnë një pjesë të historisë. Automatikisht jemi ne skuadra që e meritojmë atë titullin. Titulli nuk merret vetëm në fushë, por merret dhe jashtë saj.

E quajmë që Skënderbeu ka dalë kampion në fushë, por dënimi ka ardhur. Vendi i dytë ishte vendi i Partizanit. Nuk e di se çfarë presin. Unë e kam thënë që ditën e parë që na takon ne ai kampionat, sipas rregullores që ndodh në gjithë botën. Ju duhet të jeni më kërkues kur Shulku thotë që nuk është UEFA që vendos por FSHF-ja. Çfarë presin atëherë që nuk po e japin? Ose ta lenë pa fitues.

A mund të jetë braziliani Uarlis një element për Partizanin?

Të shikojmë deri tani nuk më pëlqen të flas çfarë do ndodhin jashtë janarit. Është pjesë e skuadrës dhe vetëm kaq.

A pritet të luaj Çani në ndeshjet e mbetura?

Nuk ka shans. Nuk ka gjendje shëndetësore në rregull. Është një vonesë e pashpjegueshme. Koha e rikuperimet është larg. Partizani si ka shpresat te një person i vetëm. Individi është në funksion të kolektivit. Fakti që nuk është aktivizuar, quhet një dështim nga ana jonë. Lojtari ku u investua më shumë nuk rezultoi i tillë./ panorama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco