Spanja jashtë Botërorit? Reagon Federata: Ja e vërteta...

Spanja jashtë Botërorit? Reagon Federata: Ja e vërteta...

14:47, 15/12/2017

Federata Spanjolle e Futbollit (FFS) ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet mediatike të cilat kanë aluduar për një përjashtim të Kombëtares iberike nga Kupa e Botës “Rusi 2018”.

Por, presidenti i përkohshëm i FFS-së, Juan Larrea ka siguruar se askush nuk do ta përjashtojë Spanjën nga Kupa e Botës.

 “Takimi me FIFA-n do të jetë informativ dhe, në asnjë mënyrë, ndëshkues. Askush nuk do ta largojë Spanjën nga Kupa e Botës. Kjo është e pamundur dhe asnjëherë nuk është folur për të. Kjo është e tepërt. Nuk do të ndodhë. Çfarë duan njerëzit? Që Spanja të largohet e Italia të luajë në vend të saj?”, ka thënë ai për AS.

El Pais dhe mediat tjera spanjolle raportuan sot se Federata e Futbollit e Spanjës (FFS) ka marrë vërejtje nga organi qeverisës i futbollit botëror (FIFA) duke u paralajmëruar se ndërhyrjet e qeverisë spanjolle në çështjet e sportit mund të çojnë drejt largimit të Spanjës si anëtare e FIFA-s dhe në këtë mënyrë edhe përjashtimin e kombëtares spanjolle nga të gjitha garat që merr pjesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco