VIDEO/ Surprizë e madhe në Kupën e Italisë, Inter-Pordenone vendoset nga penalltitë

VIDEO/ Surprizë e madhe në Kupën e Italisë, Inter-Pordenone vendoset nga penalltitë

23:55, 12/12/2017

Në “San Siro” u luajt sfida çerekfinale e Kupës së Italisë, ku Interi kishte përballë ekipin që militon në Serie C, Pordenonen, shkruan SYRI.net.

Surpriza e madhe ishte se koha e rregullt dhe 30 minutat shtesë (2 herë nga 15 minuta) përfunduan me rrjeta të paprekura.

U deshën gjuajtjet e penalltive për të përcaktuar ekipin që do të kualifikohet.

Nga pika e bardhë zikaltrit u treguan më të saktë, duke shënuar 5 nga 7 gjuajtje, ndërsa lojtarët e ekipit modest realizuan 4 herë nga 7 goditje.

Inter kualifikohet mes vuajtjesh 5-4 me penallti, duke shpëtuar nga turpi i madh që mund të eliminohej nga një ekip i panjohur.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco