Nuk luan në fushë, por Bayern merr një ‘rezultat pozitiv’

Nuk luan në fushë, por Bayern merr një ‘rezultat pozitiv’

21:30, 12/12/2017

Leipzigu harron të fitojë dhe i jep një tjetër asist Bayern Munich në garën për titull në Bundesligë. Skuadra nga Gjermania Lindore barazoi 1-1 në sfidën hapëse të javës së 16-të përballë Wolfsburgut në “Wolkswagen Arena”.

Ishin vendasit të cilët zhbllokuan shifrat teksa Verhaeg ktheu në gol një 11-metërsh në minutën e 15-të. Në fillimin e pjesës së dytë Leipzigu barazoi shifrat në 1-1 me golin e Halstenberg, por vetëm kaq për miqtë në këtë sfidë të cilët e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak pasi në minutat shtesë Upamecano mori kartonin e dytë të verdhë.

Me këtë barazim Leipzigu u ngjit në kuotën e 28 pikëve, 7 më pak se krysuesit e Bayernit të cilët këtë të mërkurë do të sfidojnë Kolnin e vendit të fundit.

Wolfsburgu në krahun tjetër mori një pikë të rëndësishme që e largoi akoma më shumë nga fundi i renditjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco