VIDEO/ Berisha nuk mund t’i bënte asgjë këtij goli

VIDEO/ Berisha nuk mund t’i bënte asgjë këtij goli

21:10, 12/12/2017

Ka përfunduar ndeshja mes Genoas dhe Atalantës në Serie A italiane me rezultatin 2-1 në favor të ekipit të portierit të Kombëtares shqiptare.

Të parët kaluan në avantazh vendësit me anë të Bertolacit, në minutën e 4-t. Ai shënoi një supergol nga jashtë zone, duke e çuar topin shumë pranë shtyllës, aty ku Etrit Berisha nuk e mbërrinte dot.

Më pas Atalanta ka shënuar dy gola, me anë të Ilicic dhe Masiello, duke e mbyllur sfidën me rezultatin përfundimtar 1-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco