Klubi brazilian poshtëron Robinjon, shkak bëhet përdhunimi i vajzës shqiptare

Klubi brazilian poshtëron Robinjon, shkak bëhet përdhunimi i vajzës shqiptare

20:31, 12/12/2017

Ish-futbollisti i Milanit, Robinjo, u dënua pak kohë më parë me 9 vite burg, pasi përdhunoi bashkë me disa shokë të tij një vajzë shqiptare.

Ai nuk është burgosur ende, pasi çështja është në hetim. Por, reputacioni i Robinjos ka rënë ndjeshëm, pas çështjes në fjalë.

Skuadra e Santosit, ku do të transferohej braziliani, e ka refuzuar atë si lojtar, pikërisht për këtë ngjarje.

“Shpresoj që Robinho të jetë i pafajshëm, por për momentin nuk mund ta marrim në klubin tonë. Nuk është profili që po kërkojmë. Nuk mund të vëmë në diskutim vlerat e klubit tonë,” tha presidenti i Santosit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco