Jahmir Hyka: Ju tregoj se kush ka qenë trajneri më i mirë i Kombëtares

Jahmir Hyka: Ju tregoj se kush ka qenë trajneri më i mirë i Kombëtares

19:17, 12/12/2017

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka, i ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ka folur për karrierën e tij jashtë Shqipërisë, emocionet me fanellën kuqezi dhe për jetën private.

29-vjeçari tregoi se, ashtu si çdo fëmijë, futbollin e ka nisur në lagje: “Kam qenë 5-6 vjeç kur nisa të luaja me shokët në lagje. Ekipi im i parë ka qenë Dinamo. Nga 8-16 vjeç kam luajtur me Dinamon. Më pas, doja të largohesha nga vendi dhe bëra një provë në Norvegji, E kalova provën me Rosenborgun dhe aty nisi karriera ime profesioniste. Muajt e parë larg familjes kanë qenë shumë të vështira, por ishte eksperiencë që më ndihmoi të rritesha si futbollist dhe si njeri.

Më pas, kalova në Greqi, me Olimpiakosin. Nuk luajta dot rregullisht dhe u ktheva te Tirana. Pas një viti mjaft të mirë, shkova në Gjermani te Mainz. Nuk isha gati për atë nivel pasi isha shumë i ri.

Kështu, u transferova te Luzerni në Zvicër, ku kam kaluar momentet më të mira personale dhe profesionale. Ato 6 vite i kujtoj me mall”, rrëfen sulmuesi, i cili aktualisht luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me San Jose Earthquakes.

Hyka ka debutuar në moshën 18-vjeçare me Shqipërinë dhe e mban mend kështu këtë eksperiencë: “Kombëtarja është një ëndërr për çdo futbollist. E kam provuar që në moshën 18-vjeçare dhe ishte eksperiencë shumë e bukur. Debutova me trajnerin Oto Bariç, në një ditë me shi në Shkodër, kundër Maqedonisë”.

Pikërisht trajnerin Otto Bariç, Hyka e konsideron si më të mirin që ka pasur ndonjëherë ekipi ynë përfaqësues.

“Bariç më dha mundësinë për të luajtur me Kombëtaren dhe për mua ai ka qenë më i miri”, tha Hyka.

Në lidhje me jetën private, Jahmiri thotë se është ende në kërkim të dashurisë. “Ndoshta ka ndikuar edhe ndryshimi i shpeshtë i vendeve që unë nuk kam lidhje serioze”, tha Hyka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco