Ky trajner sfidon Ronaldon: Kam pasur mbi 5 mijë femra dhe kam qenë më i...

Ky trajner sfidon Ronaldon: Kam pasur mbi 5 mijë femra dhe kam qenë më i...

18:53, 12/12/2017

Ekipi i Gremios do të luajë ditën e sotme në gjysëmfinalen e Botërorit të klubeve ndaj skuadrës meksikane Paçuka. Por vëmendjen më të madhe përpara kësaj ndeshje e ka fituar trajneri i skuadrës braziliane, Renato Portalupi, i cili ka bërë një deklaratë interesante.

“Për atë që kam bërë në Gremio meritoj një statujë. Mourinho dhe Guardiola janë të mirë, por do doja ti shikoja ata në drejtimin e ekipeve që kam patur unë. I kam premtuar time bije që një ditë do drejtoj Kombëtaren e Brazilit”, tha 55-vjeçari.

Por ajo më shumë bujë ka bërë deklarata e tij për jetën private, “Do doja ti thoja Peles që për çdo gol që ai ka bërë, unë kam zënë nga një femër. Kam pasur mbi 5000 femra dhe kam qenë më i fortë se Cristiano Ronaldo”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco