Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Messi po i parakalon të gjithë legjendat, objektivi i radhës është rekordi i Peles

Messi po i parakalon të gjithë legjendat, objektivi i radhës është rekordi i Peles

18:01, 12/12/2017

Pasi barazoi rekordin e ikonës së Bayern Munchen, Gerd Mullerit, si golashënuesi më i mirë për një klub të vetëm në pesë ligat më të forta europiane me 525 gola, Lionel Messi tani synon të mposhtë Pelen.

Në 560 paraqitje për skuadrën braziliane Santos, Edson Arantes do Nascimiento, apo i njohur më mirë si Pele, ka shënuar 541 gola, sipas ranglistës së publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Statistikave dhe Historisë së Futbollit (IFFHS).

Sulmuesi legjendar, megjithatë, insiston se ia ka shënuar plot 1.283 gola, duke shtuar gola nga ndeshjet miqësore. Por, IFFHS-ja i llogarit vetëm golat e shënuara në ligat kryesore.

Për këtë arsye, Lionel Messit i duhen vetëm edhe 16 gola për ta barazuar tri herë fituesin e Kupës së Botës me Brazilin, i cili shpesh konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco