Dyshes Ribery-Robben po i vjen fundi, Bayerni vendos se çfarë do të bëjë me dy yjet

Dyshes Ribery-Robben po i vjen fundi, Bayerni vendos se çfarë do të bëjë me dy yjet

17:39, 12/12/2017

Dyshes së Bayern Munchen, Arjen Robben dhe Franck Ribery, u skadojnë kontratat në "Allianz Arena" në fund të këtij sezoni.

Shefi i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge, ka konfirmuar se gjiganti gjerman do të zhvillojë bisedime serioze me dyshen me përvojë.

Robben, i cili mbush 34 vjeç në janar, ka thënë muajin e kaluar se largimi nga futbolli është një opsion për të.

Ndërkohë, Ribery e ka shprehur dëshirën për të vazhduar të luajë për edhe tri vite tjera dhe më pas të tërhiqet.

Franck dhe Arjen kanë histori të madhe këtu dhe e dimë çka kemi me ta. Të dy janë shumë të rëndësishëm për ne. Është më rëndësi se si vazhdojnë ata. Por, nuk do të vendosemi në të ardhmen e afërt për këtë, edhe pse do të ketë bisedime serioze. Të themi në fillim të pranverës”, ka thënë Rummenigge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco