Inter planifikon një blerje të bujshme, synohet ylli i Manchester United

Inter planifikon një blerje të bujshme, synohet ylli i Manchester United

16:09, 12/12/2017

Inter është duke bërë një sezon shumë pozitiv deri tani, duke u renditur në vendin e parë në Serie A. Por skuadra zikaltër pavarësisht paraqitjeve të mira, ka shfaqur disa dobësi.

Një nga ato ka qenë mungesa e një trekuartisti të mirëfilltë. Për këtë gjë drejtuesit e Interit janë duke menduar disa emra. Të parët në listë janë Pastore dhe Nikitarian, me këtë të fundit disi më të avantazhuar.

Armeni nuk është duke kaluar një moment të mirë në Manchester dhe ka zgjedhur të provojë një tjetër ambient për të rigjetur formën e dikurshme.

Kjo lëvizje do të tentohet që në janar nga Interi, edhe pse me shumë mundësi mund të mbyllet në qershor.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco