Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bajerni gati të mbajë Ribery dhe Robben

Bajerni gati të mbajë Ribery dhe Robben

14:40, 12/12/2017

Shefi ekzekutiv i Bajernit, Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar se gjiganti gjerman do t’i ofrojë rinovimin e kontratës dyshes, Arjen Robben dhe Franck Ribery.

Ribery e ka shprehur dëshirën për të vazhduar të luajë për edhe tri vite tjera dhe më pas të mbyllë karrierën tek Bajerni.

“Franck dhe Arjen kanë histori të madhe këtu dhe e dimë çka kemi me ta. Të dy janë shumë të rëndësishëm për ne. Është më rëndësi se si vazhdojnë ata. Por, nuk do të vendosemi në të ardhmen e afërt për këtë, edhe pse do të ketë bisedime serioze. Të themi në fillim të pranverës”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco