FOTO/ Çfarë maskare! Policia gjuan me plumba ndaj futbollistëve

FOTO/ Çfarë maskare! Policia gjuan me plumba ndaj futbollistëve

14:22, 12/12/2017

Nga Argjentina vjen historia e fundit e dhunës në fushat e futbollit, edhe pse këtë herë nuk janë protagonistë futbollistët apo tifozët, por policia.

Në fund të ndeshjes Atletico Defensores-Las Parejas, finale e kampionatit provincial të “Santa Fe”, që përfundoi 2-0, lojtarët miq shkojnë për të protestuar ndaj gjyqtarit për mënyrën e sjelljes me bilbil gjatë lojës.

Një protestë civile, sipas Las Parejas, një protestë shumë e zjarrtë për policët, që filluan të gjuajnë me plumba të mëdha gome mbi lojtarët.

Plagët në trupin e futbollistëve nuk lënë asnjë dyshim. Shumë prej tyre përfunduan në spital. Më e keqja, njëri mori një plumb në sy, ndërsa një tjetër 15 plumba gome në trup.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco